Momente prekëse: Dijamant Zabërgja, i vrarë në Munih, duke vallëzuar (Video)

Ndërsa njëra nga dy motrat, Margareta, përmes rrjetit social Facebook ka përkujtuar me një video disa momente të hareshme të të vëllait, Dijamantit.

Lajme

27/07/2016 16:30

Dijamant Zabërgja u vra të premtën e kaluar në Munih bashkë me tetë persona tjerë nga Ali David Sonboly.

21 vjeçari u varros dje në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë. Ai ishte djali i vetëm i Naim dhe Kumrije Zabërgjës, transmeton lajmi.net.

Ndërsa njëra nga dy motrat, Margareta, përmes rrjetit social Facebook ka përkujtuar me një video disa momente të hareshme të të vëllait, Dijamantit.

Në këtë video, Dijamanti (me fanellë të bardhë) shihet duke vallëzuar bashkë me një shok.

“Ende nuk po mundemi ta besojme humbjen tende ,do te na mungojne fjalet tua gjestet tua dhe vullneti qe kishe per jete. Do te kujtojme dhe te duam gjithmone”, ka shkruar motra e tij.

Po ashtu dje, në varrezat e Podujevës, u varros Armela Segashi, 14 vjeçarja që u vra të njëjtën ditë në Munih bashkë me Dijamantin dhe Sabina Sulajn. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Lindur, rritur e vrarë në Gjermani, u varros në vendlindjen e babait (Video/Foto)