Dy viktimat kosovare në Munih, varrosen sot në Vushtrri dhe Podujevë
Trupat e dy të rinjve, të cilët ranë viktima të terrorit në Munih të Gjermanisë, mbrëmë pas mesnatës kanë mbërritur në Kosovë. Ata do të varrosen sot në vendlindjet e tyre, Vushtrri dhe Podujevë.

Lajme
Diamant Zabërgja 21 vjeçar do të varroset në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë në orën 14:00, ndërkaq viktima tjetër e sulmit të tmerrshëm në Munih, Armela Segashi, 14 vjeçare, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës, në orën 17:00.
Diamat Zabërgja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj janë tre shqiptarët të cilët u vranë të premten në Munich të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë.
Me rastin e kësaj tragjedia Kosova dje ka mbajtur ditë zie, ndërsa në orët e mbrëmjes kanë ndezur edhe qirinj në shenjë kujtimi për humbjen e tyre.