“Heqja e barrikadës mbi Ibër, kusht për themelimin e Asociacionit”

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka folur për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Lajme

25/07/2016 19:47

Ajo ka deklaruar se Asociacioni nuk do të themelohet pa u implementuar marrëveshjet me Serbinë.

“Ne nuk do të nisim asnjë veprim për draftin e Asociacionit, pa u përmbushur marrëveshjet. Një nga to është heqja e barrikadës mbi Urën e Ibrit”, ka thënë Tahiri në një intervistë për RTK-në, transmeton lajmi.net.