Kush janë “Ujqërit e Vetmuar”, tmerri i Evropës që po nxiten nga ISIS-i
Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi zyrtar i xhihadistëve, Abu Mohamed al-Adnani, i cilësuar edhe si “ministri i atentateve” i ISIS-it. “ISIS, bën thirrje vazhdimisht se militantët e Shtetit Islamik duhet të sulmojnë të pabesët nga vendet ku ndodhen dhe të përdorin çdo lloj arme të mundshme”, transmeton lajmi.net.

Bota
Sulmet e fundit terroriste kanë tronditur Evropën. “Ujqërit e vetmuar” kanë ekzekutuar në mënyra të ndryshme, por ajo që bie në sy është fakti që këto sulme janë kryer nga një autor i vetëm në çdo rast.
Nga këto sulme druheshin edhe autoritetet e sigurisë në kontinentin e vjetër Evropian. Krerët e ISIS-it po nxisin më shumë sulme të tilla dhe i bëjnë thirrje vazhdimisht këtyre personave që të sulmojnë të në vendet ku ndodhen.
Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi zyrtar i xhihadistëve, Abu Mohamed al-Adnani, i cilësuar edhe si “ministri i atentateve” i ISIS-it. “ISIS, bën thirrje vazhdimisht se militantët e Shtetit Islamik duhet të sulmojnë të pabesët nga vendet ku ndodhen dhe të përdorin çdo lloj arme të mundshme”, transmeton lajmi.net.
“Ujqërit e vetmuar” nisën me sulmet e tyre që me masakrën e Orlandos, më 12 Qershor, ku terroristi i ISIS Omar Mateen, vrau 49 persona në një klub homoseksualësh.
Dy ditë më pas, Larossi Aballa, një 25 – vjeçar i radikalizuar në militant të ISIS vrau 2 oficerë policie në banesën e tyre 35 kilometra nga Parisi.
Më 14 korrik, ditën e Festës Kombëtare në Francë, Mohamed Lauezh Bulel, vrau me kamion 84 persona në “Shëtitoren e Anglezëve”. Sulmi u mor më pas përsipër nga Shteti Islamik.
Katër ditë më pas, më 18 Korrik, një emigrant afgan 17-vjeçar sulmoi me thikë 5 persona në një tren në Bavari, agresori u vra nga policia. Përmes një videoje të 17-vjeçarit, ISIS mori përsipër atentatin.
Pavarësisht se nuk janë marrë përsipër nga organizata terroriste, edhe 2 sulmet e së dielës në Gjermani, janë të së njëjtës natyrë dhe të dyja të kryera nga azilkërkues të ardhur me valën e emigrantëve.
Ndërkohë viti 2016 del të jetë edhe viti më i përgjakshëm në Evropë për nga numri i viktimave të sulmeve terroriste. /Lajmi.net/