Policia njofton me agjendë në kujtim të Heroit Enver Zymberit
Nesër nga ora 10:00 do të fillojnë aktivitetet përkujtimore në nderimt të policit të vrarë në detyrë Enver Zymberi.

Lajme
Me anë të një njoftimi për media Policia e Kosovës ka publikuar agjendën për aktivitet që do të mbahen në nderim të policit Zymberi, i cili ishte vrarë pesë vjet më parë gjatë një operacioni në veri të Mitrovicës.
“Ceremonia përkujtimore do të fillojë nga ora 10:00, ku në shenjë nderimi ministri i Punëve të Brendshme z. Skender Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Shpend Maxhuni, do të vendosin kurora me lule tek lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë” thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell lajmi.net
Agjendën e plotë:
Ora: 10:00 – Nderime pranë lapidarit të heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.
Ora: 11:00 – Homazhe tek varrezat e fshatit Dubovc –Vushtrri.
Ora: 11:30 – Vizitë familjes së heroit Zymeri.