Era e fortë rrëzon shtyllën e ndriçimit në Prishtinë (Foto)

Një shtyllë e ndriçimit  në rrugën “Luan Hardinaj”, afër stacionit kryesorë të policisë, është rrëzuar nga era e fortë, e cila fryu rreth orës 13:30 në Prishtinë.

Lajme

25/07/2016 13:46

Në fotot e realizuara nga lajmi.net shihet se shtylla e ndriçimit ka rënë në mes të rrugës, e cila ka paraqitur probleme për qarkullim të automjeteve.

Siç shihet edhe në foto në vendin e ngjarje janë edhe Policia e Kosovës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Në njoftimin e Institutit Hidro-Meterologjik të Kosovës, shkruan se moti gjatë kësaj jave do të jetë i ndryshueshëm.

Kështu, nga e diela në mbëmje e deri të mërkurën e kësaj jave do të ketë rënie të temperaturave dhe mundësi të reshjeve të shiut.

Nga mesi i javës, pritet të ketë sërish ngritje të temperaturave. /lajmi.net

13649589_10208969546628271_382756553_n

13816824_10208969535587995_1741801555_n