Abrashi mohon se janë paguar 80.000 euro pensione paushall gjatë vitit 2015

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka reaguar me një sqarim ndaj raportimit të mediave se kjo ministri ka paguar mijëra euro gjatë vitit 2015 për personat e vdekur.

Lajme

25/07/2016 14:57

Abrashi ka thënë se ato pagesa janë bërë  që nga viti 2006 e deri në momentin e pastrimit të listave.

Ministri Abrashi në reagimin e tij të postuar në Facebook, ka shkuar se që nga marrja e detyrës në këtë ministri ka qenë prioritet ndalimi i pagesave paushallë të pensioneve për të cilën gjë ka nënshkruar marrëveshje me ARC dhe Bashkësitë fetare, përcjell lajmi.net.

Ja reagimi i plot i Abrashit:

Pagesat 2006-2015, kthimi mjeteve, dhe pastrimi listave

Sa për sqarim të opinionit publik, me lejoni të sqaroj të gjeturën e auditorit, rreth lajmit të plasuar se kaq e kaq mjete, janë paguar për pensionistë që kane ndërruar jetë.

Të nderuar miq,

Me marrjen e detyrës së Ministrit, dhe pas kërkesave direkte të mia për menaxhim sa më të mirë të skemave, si ide inovative, kemi inicuar marrëveshjen me ARC dhe Bashkësitë fetare, në mënyrë që kemi informata në kohë reale, dhe mos të bëjmë pagesa paushall të pensioneve, ashti siç ishte bërë vite e vite me radhë.

Marrëveshja është iniciuar në Mars 2015, është nënshkruar në Qershor 2015, dhe pas “konsultimeve” të stafit të dy shërbimeve, MPMS ka pranuar shënimet e para në Shtator/Tetor 2015. Prandaj normalisht që marrëveshja ka filluar të zbatohet pas shtatorit.

Nuk qëndron aspak, konstatimi se janë paguar 800.000 euro në vitin 2015. Këto pagesa kanë të bëjnë me pagesa që janë bërë nga viti 2006 deri kur në momentin kur ne kemi pastruar listat. Pra ne si kabinet, kemi identifikuar dhe ndaluar pagesat për këto pensione, kemi pastruar listat dhe evidencën.

Gjithashtu, sa për informatë, ne kemi filluar dhe identifikimin e mjeteve nëpër bankat komerciale. Janë mbi 400.000 euro kthime, vetëm vitin 2015.

Lusim të gjithë të interesuarit, që mund të kenë paqartësi, që të urdhërojnë dhe të na kontaktojnë në çdo kohë, dhe ne do t’iu ofrojmë të gjitha informacionet e nevojshme para së të prodhojnë deklarata bombastike ose të na akuzojnë për të bëmat 2006-2015./ lajmi.net