Të afërimit e viktimave në Munih, mbërrijnë në Kosovë (Foto)
Familjarët e tre viktimave që humbën jetën nga sulmi i të premtes në Munih të Gjermanisë, janë mbledhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” , për të marrë trupat e më të dashurve të tyre.

Lajme
Sipas burimeve të Indeksonline, aeroplani me familjarë ka arritur në aeroport në ora 10:06, derisa trupat e pajetë do të vijnë në ora 24. Kujtojmë se të vrarët janë Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja.
Të afërmit e viktimave janë pritur në aeroport nga familjarët e tyre që jetojnë në Kosovë, derisa nuk mund të ndalin lotët dhe lutjet për fëmijët, trupat e të cilëve do t’i marrin sonte në mesnatë.