Grabovci propozon votim të demarkacionit dhe Gjykatë të Arbitrazhit

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci ka vlerësuar se demarkacioni me Malin e Zi duhet të votohet.

Lajme

25/07/2016 08:25

Por , sipas tij, për shkak të kundërshtimeve të shumta, zgjidhja më e favorshme do të ishte ndekja e shembullit Slloveni-Kroaci.

Sipas tij, kjo çështje duhet të mbetet e hapur për revidim apo arbitrazh ndërkombëtar.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Grabovci ka thënë se për një gjë të tillë duhet të ketë pajtim në mes të dy shteteve.

Ai ka theksuar se opozita nuk i ka ndihmuar procesit të demarkacionit, pasi e ka politizuar skajshmërisht atë.