Sulmuesi me hanxhar, azilant nga Siria
Policia gjermane bën të ditur se sulmuesi që vrau një grua me hanxhar është identifikuar si azilkërkues nga Siria.

Bota
Policia në një deklaratë bën të ditur 20 vjeçari ishte i njohur për Policinë.
Në sulmin që ndodhi në qytetin gjerman Reutlingen është vrarë një grua dhe dy persona janë plagosur.
Motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur por sipas Policisë sipas të gjitha gjasave ai ka vepruar i vetëm.