Mourinho ndalon “Pokemon GO”

Jose Mourinho është lodhur së tepërmi nga lojtarët e tij, pasi ka parë disa herë këta fundit të përqendruar në videolojën “Pokemon Go”.

Sport

24/07/2016 16:15

Jose Mourinho ka një ditë shumë të ngarkuar nga mëngjesi deri në darkë në stërvitje me United, por ai nuk harron as që të argëtohet.

Sipas asaj që shkruan “Daily Star”, duke cituar një burim brenda klubit anglez, Mourinho është lodhur së tepërmi nga lojtarët e tij, pasi ka parë disa herë këta fundit të përqendruar në videolojën “Pokemon Go”, një trend i fundit kudo në botë.

Tekniku u ka thënë “djajve” të tij të heqin dorë nga kjo lojë në 48 orët para ndeshjeve, përcjell “Albeu.com”.

“Marrëdhënia e trajnerit me lojtarët është e mirë dhe madje ai dëshiron t’i shohë duke u argëtuar, por gjithashtu u ka theksuar se duhet të përqendrohen te taktikat dhe përmirësimi i lojës së ekipit”, citon gazeta britanike.