Arrestohet bashkatdhetari, shiste drogë në Gërmi

Në Parkun e Gërmisë, Policia e Kosovës mbrëmë ka konfiskuar dy lloje drogash dhe janë arrestuar dy persona, njëri nga ta shqiptar-shtetas i Zvicrës, shkruan lajmi.net

Lajme

24/07/2016 16:16

Policia fillimisht ka arrestuar një person, të cilit i janë gjetur dy lloje drogash në veturën e tij. Drogat e destinuara për shitje, janë 36.6 gram hapa të dyshuar për drogë sintetike dhe 242 gram materie e ngurtë e dyshuar për narkotikë të llojit ‘Spid’, thuhet në raportin e Policisë.

“Gjatë hetimeve është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar tjetër mashkull shqiptar shtetas i Zvicrës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi. /lajmi.net