Zjarr në Super Viva në Prizren (Video)
Një zjarr ka shpërthyer në qendrën tregtare Super Viva në Prizren.

Lajme
Erdi Mustafa, një lexues i lajmi.net ka dërguar një video në të cilën shihet se në pjesën e prapme të kësaj qendre, del tym i zi.
Gjithashtu edhe konsumatorët dalin të shqetësuar, por jo në panik.
Lajmi.net është munduar të marrë informacion zyrtar nga policia në lidhje me këtë rast por kjo të dielën ishte e pamundur./lajmi.net
