“International Champions Cup”, sot zhvillohet derbi i radhës
Turneu parasezonal, “International Champions Cup”, do të përballë me njëra tjetërn disa prej ekipeve më të njohura në botë.

Sport
“International Champions Cup” vazhdon sot me ndeshjen e radhës.
Nga ora 23:00 me kohën tonë lokale, do të përballen Interi dhe Paris Saint Germain, ndërsa nesër nga ora 13:30 luajnë Manchester United dhe Manchester City.
Deri më tani në këtë turne janë zhvilluar tre ndeshje, ku vlen të veçohet fitorja 4:1 e Borussia Dortmundit ndaj Manchester United.