Pas kësaj, ju keni edhe më shumë arsye të konsumoni arra
Kohën e fundit, arrat janë pjesë e studimeve të ndryshme dhe lidhen mjaft shumë me një shëndet të mirë.
Lifestyle
Një studim i bërë nga një universitet amerikan ka treguar se konsumi i arrave përmirson jetën seksuale tek meshkujt dhe shëndetin e spermës së tij.
Ekipi i hulumtimit ka gjetur se meshkujt mes 21-35 vjeç të cilët konsumonin arra rregullisht kishin vitalitet dhe lëvizshmëri më të madhe të spermës ngase arrat janë të pasura me omega-3 që mendohet të jetë acidi natyral yndyror kyq për zhvillimin e spermës, transmeton lajmi.net
Përveç ndikimit në jetën seksuale dhe shëndetin e spermës, hulumtuesit kanë gjetur gjithashtu se arra e zezë mund të jetë një kurë potenciale për kancerin, pasi mendohet se vret parazitët shkaktar të sëmundjes. Hulumtuesit në Spanjë së fundmi gjetën se konsumi i arrave ulë rrezikun e kancerit për 40 për qind dhe të sëmundjeve kardiovaskulare për së paku 55 për qind. Në përgjithësi, konsumi i arrave mendohet se ulë rrezikun e vdekjës për 39 për qind.
Arrat gjithashtu janë dëshmuar të jenë një armik i mirë i plakjes. Përmbajtja e acideve yndyrore natyrale ka bërë që konsumi i moderuar i arrave tek gratë të ndikoj pozitivisht në mbajtjen të freskët të lëkurës së tyre.
Gjithashtu, arrat janë vërtetuar të jenë një aleat i madh i shëndetit tuaj të zemrës. Të pasura me polifenole, arrat kanë treguar se ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ulin kolesterolin e keq në gjak, duke përmirsuar qarkullimin dhe ulur rrezikun e inflamacioneve. Arrat janë të ngarkuara me minerale, fibra, vitamina e proteina./lajmi.net