Yasmine Hamdan nga Libani, në përmbyllje të DokuFest 2016

Yasmine Hamdan do të performojë në koncert të mbylljes së DokuFest-it, në Lumbardh me datë 13 gusht.

ShowBiz

20/07/2016 13:36

E zjarrtë dhe avangarde, artistja libaneze doli në skenë me grupin e saj “Soap Kills”, i cili konsiderohet të jetë një nga bendet më të mira alternative elektronike në gjithë Lindjen e Mesme.

Zgjedhja për të kombinuar ndikimet muzikore arabe me melodi joshëse ka hasur në audiencë botërore, ku shumica e njohin nga përformanca e saj në filmin e Jim Jarmusch-it “Only Lovers Left Alive”.

Hitet si “Hal”, “Nediya”, “Samar”, “La Mosh Ana” dhe “Beirut” e forcuan pozitën e saj në skenën e muzikës. Se fundi, ajo qëndron dhe vepron në Paris, pasi që është në “kërkim të sfidave të reja”.

Pas tri albumeve me Soap Kills dhe një me duon muzikore elektronike “Y.A.S.”, ajo vazhdoi të performojë nën emrin e saj dhe lansoi albumin “Ya Nass”.

Hamdan do të interpretojë në skenën e Lumbardhit në DokuFest, si pjesë e përkushtimit të festivalit për të sjellë një larmi të madhe të artistëve të klasit botëror në repertorin e DokuNights./ Lajmi.net