Shenjat që tregojnë që s’keni pirë ujë mjaftueshëm
S’ka asgjë më freskuese se sa një gotë me ujë të ftohtë.
Lifestyle
Nuk mendohet se dikush mund ta mohojë se nganjëherë një gotë me ujë të thjeshtë , mund të jetë më kënaqshme se një gotë me lëng apo një filxhan kafe, transmeton kp.
Pavarësisht kësaj, shumë njerëz nuk pinë ujë të mjaftueshëm gjatë ditës.
Nëse e vëreni ndonjërën nga këto shenja në vetvete, ua rekomandojmë që të pini një gotë menjëherë.
1. Goja juaj qëndron e thatë – Çdo herë që e ndjeni që u është tharë fyti, menjëherë u shkon mendja të konsumoni ujë. Kjo edhe është zgjedhja e duhur pasi që pirja e ujit lubrifikon gojën dhe fytin dhe e mban më të freskët.
2. Lëkura e juaj është e thatë – Lëkura e tharë është një nga shenjat e para të dehidrimit, të cilat mund t’iu dërgojnë tek probleme më të mëdha. Nëse doni të ndaloni tharjen e lëkurës, gjëja e parë që duhet të bëni është të pini më shumë ujë.
3. Keni dhimbje në shpinë – Kockat dhe disku kurrizor përbëhet rreth 80% ujë. Uji është një nevojë për t’i mbajtur kockat tona sa më të hidratuar, sepse kështu mund të ecim, vrapojmë dhe kërcejmë pa asnjë pengesë.
4. Qëndron më gjatë i/e sëmurë – Pirja e ujit i ndihmon trupit që t’i largojë më shpejt toksina (helmet). Mos pirja e tij shkakton zgjatje të sëmundjes.
5. Ndjeheni i/e lodhur – Kur trupi është i dehidruar ai “huazon” ujë nga gjaku juaj. Mungesa e gjakut të hidratuar na dërgon tek mungesa e oksigjenit. Natyrisht mungesa e oksigjenit na bën të ndjehemi të përgjumur dhe të lodhur.
6. Ndjeheni pothuajse çdoherë i uritur – Kur jeni i dehidruar, trupi juaj mund të kërkojë ushqim. Kjo ndodhë gjatë ditës por edhe gjatë natës kur zgjoheni të hani diçka. Sidoqoftë pirja e ujit pastron organet tuaja dhe furnizon trupin me ujin që i nevojitej.
7. Keni probleme me tretjen – Pa hidratimin e duhur, sasia dhe fuqia e përpunimit të lukthit zvogëlohet dhe fillon dëmtimi i brendshëm nga acidi i stomakut. Nga kjo shkaktohet mos tretja në mënyrë të duhur.
8. Do përjetoni plakje të parakohshme – Sasia e ujit që pimë ndikon në procesin e plakjes. Përderisa plakja e parakohshme ndikon në mënyrë të dukshme në pamjen e jashtme, dëmet që i bëhen pjesës së brendshme do ndjehen me kohën.