Kartolinat e rralla të Shqipërisë së viteve 1914-1918 (Foto)
Shtypshkronja gjermane Purger & Co, me seli në Mynih, ishte aktive mes viteve 1899-1920. U bë e njohur për kartolina të hershme me ngjyra të shumë vendeve të Evropës dhe të Mesdheut, përfshirë edhe Shqipërisë.
ShowBiz
Kartolinat u shtypën me anë të një procesi hromolitografik me tri ngjyra dhe ishin të numeruara, gjë që na ndihmon të saktojmë datat e tyre përafërsisht.
Ky koleksion prej 42 kartolinash të hershme të Shqipërisë, sigurisht jo i plotë, vjen nga vitet 1914-1918. I jemi mirënjohës mikut të vjetër të Shqipërisë, Zoti Johen Blanken nga Hamburgu për dhënien në dispozicion të këtij koleksioni.






















