Shaolin Kung Fu mahnit shqiptarët (Foto)

Arti marcial kinez Shaolin Kung Fu dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.

ShowBiz

06/07/2016 12:58

Mediat në Tiranë, por edhe ato në Kinë thonë se shqiptarët, sidomos të rinjtë, mbetën të befasuar.

Shaolin Kung Fu është një trashëgimi kombëtare e Kinës.

Bëhet fjalë për një art marcial kompleks që është trashëguar për gjenerata sipas një sistemi klanor patriarkal.

Reputacioni i këtij arti u vendos gjatë dinastive Sui dhe Tang në vitet 581-907.