Publikohet ‘Na e dina’ nga Samanta dhe Gent Fatali (Video)

Edhe këngëtarja Samanta Karavello ka ardhur me një bashkëpunim veror, me Gent Fatalin.

ShowBiz

02/07/2016 19:19

Kënga mban titullin ‘Na e dina’, për muzikën e së cilës janë kujdesur, vetë dyshja dhe Andrei Vornicu, shkruan lajmi.net.

Tekstin e projektit të tyre më të ri muzikor e kanë shkruar Samanta dhe Genti, ndërsa me realizimin e videos shumë veror janë marrë Max Production.

Kujtojmë se Samanta po ashtu edhe Genti janë shumë të dashur për publikun dhe kanë arritur që të sjellin hite në tregun muzikor shqiptar./lajmi.net.

YouTube player