Indonezia, ftesë speciale për regjisorin kosovar
Të mëdha po bëhen arritjet e regjisorit nga Gjakova Valmir Tertini, i cili kohëve të fundit po merr pjesë në festivale të ndryshme nëpër botë.
ShowBiz
Ndonëse puna e tij e mirë, ka bërë që dokumentari i tij observativ “The Underground Electrician” të bëhet pjesë edhe e festivalit “MiniKino Film Week” në Indonezi, të cilët i dërguan ftesë speciale regjisorit shkruan lajmi.net.
Dokumentari që përshkruan pa fjalë jetën në miniera, ka arritur të korr suksese të mëdha pasi historia prekëse e protagonistit Ajet Ferizi ka prekur edhe zemrat e të tjerëve.
Profili i dokumentarit për jetën e Ajet Ferizit, tregon rutinën si një punëtor i minierave, që vetëm nëpërmjet imazheve, regjisori ka paraqitur vështirësitë e rënda që duhet përballuar çdo ditë si punëtor i makinerive të rënda.
Megjithatë, regjisori nuk harroi që të paraqesë edhe humorin, argëtimin dhe dashurinë që pavarësisht punës së rëndë në orët e gjata në nën tokë, protagonisti përsëri arrin t’i ndjejë.
Nga sukseset që arriti në “World International Film Festival“, morri pjesë në DocuTiff, “Tirana International Film Festival”dokumentari nuk pati më të ndalur, duke bërë që suksesi i radhës të arrij në Indonezi, në një festival prestigjioz ku do marrin pjesë regjisor të ndryshëm nga anembanë bota.
Festivali “MiniKino Film Week”, në Bali të Indonezisë, paraqet filma ndërkombëtar me qëllim për të përforcuar qëllimet e regjisorëve të rinj, ku në fund fituesve do tu shpërndahen edhe certifikata. /lajmi.net

