Rama në Turqi, kjo është axhenda
Vizita zyrtare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Turqi nis sot nga Ankaraja, ku pas nderimeve në Mauzoleumin “Mustafa Kemal Ataturk”, do të takohet me homologun turk, Yildirim.

Lajme
Në këto takime, Kryeministri shqiptar shoqërohet nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deputeti Bashkim Fino dhe ambasadori shqiptar në Turqi, Gazheli.
Po të mërkurën, Rama do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin Erdogan, ndërsa në mbrëmje pritet një konferencë e përbashkët për shtyp mes Ramës dhe Kryeministrit turk.
Vizita e Ramës vijon ditën e nesërme me kryetarin e Parlamentit turk, Ismail Kahraman.