Bukureshti është suksesi i radhës i regjisorit kosovar (Foto)

“The Underground Electrician”, me regji të Valmir Tertinit, është një dokumentar observativ pa zë dhe pa intervistë, i cili së fundi morri pjesë në shumë festivale të ndryshme nëpër botë.

ShowBiz

29/06/2016 10:16

Në festivale në Kosovë, Amerikë, Angli dhe Evropë, tani dokumentari i regjisorit të ri kosovar është pranuar edhe në Bukuresht, shkruan lajmi.net.

Nga suksesi i fundit në “World International Film Festival”, dokumentari do të marrë pjesë në “Bucharest ShortCut Cinefest”.

Dokumentari “The Underground Electrician”, tregon vështirësitë e një elektricisti, përmes së cilit tregohen vështirësitë, dëshira për të punuar, komunikimi me kolegë, argëtimi e gjithçka tjetër brenda orëve të gjata në nën tokë.

Festivali “Bucharest ShortCut Cinefest”, është i fokusuar në kinematë ndërkombëtare dhe qëllimi i tyre është të mbështesin filmat dhe dokumentarët e ri.

Ky festival do të zhvillohet në qendër të Bukureshtit, ndërkaq dokumentari “The Underground Electrician”, është kandidat për regjin dhe fotografinë më të mirë. /lajmi.net