Terence Hill për Bud Spencer: Kam humbur mikun tim më të afërt
“Kam humbur mikun tim më të afërt, jam i tronditur”, kështu është shprehur Terence Hill për vdekjen e aktorit Bud Spencer, i cili vdiq të hënën në moshën 86-vjeçare.
ShowBiz
Miqësia mes Spencer-it dhe Hill-it ishte një ndër më të bukurat në kinemanë italiane. Dy aktorët kanë luajtur 17 filma bashkë, duke nisur me “Dio perdona.. io no!”, “I quattro dell’Ave Maria”, “Piu forte ragazzi”, “Io sto con gli ippopotami” dhe shumë të tjerë.
Filmat e tyre nuk janë të njohur vetëm në Itali, por edhe në vende të ndryshme të botës.



