Holanda pa datë për ratifikim të marrëveshjes për Gjykatën Speciale (Video)
Bashkimi Evropian është angazhuar maksimalisht për funksionalizimin e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale.

Lajme
Në frymën e kësaj, Këshilli i Evropës, tashme ka ndarë 29.1 milionë euro për Dhomat e Specializuara dhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Javën e kaluar Tribuna Channel pati raportuar se gjatë verës do të kompletohet stafi i kësaj gjykate.
Nga BE i kanë thënë televizionit se gjykata që do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000 të ngritura ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të funksionalizohet deri në fund të vitit.
Por Holanda si vend nikoqir i selisë së kësaj gjykate ende nuk ka ratifikuar marrëveshjen me Kosovën.
Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës në një përgjigje me shkrim për Tribuna Channel thonë se janë duke bërë përpjekje që marrëveshjen ta ratifikojë shumë shpejt.
