Aksidenti në Meqe, njëra nga viktimat Këshilltare e ish-ministrit Ferid Agani
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në magjistralen Gjakovë-Klinë, më saktë në fshatin Meqë.

Lajme
Nga ky aksident mbetën të vdekura dy motrat Perteshoni. Njëra nga to, Ilirjana, ka qenë Këshilltare e ish-ministrit të Mjedisit, Ferid Agani dhe anëtare e Partisë së Drejtësisë, transmeton lajmi.net
“Partia e Drejtësisë me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen tragjike në aksident trafiku të anëtares së Kryesisë Ilirjana Perteshonit, që njëherit ishte edhe Këshilltare Politike e Ministrit Agani në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, thuhet në një komunikatë të PD-së.
Perteshoni poashtu ka qenë kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e vitit 2010, ndërkaq në parti ka mbajtur pozitën e anëtares së kryesisë së degës së PD-së në Gjakovë, anëtare e Kryesisë Qendrore dhe anëtare e Këshillit Drejtues.
“Vdekja e anëtares së Kryesisë së PD-së, Ilirjana Perteshonit, ka shokuar çdo anëtar të Partisë së Drejtësisë. PD me këtë rast i shprehë ngushëllime të sinqerta familjes Perteshoni, familjarëve të saj, por edhe çdo anëtari të PD-së, duke e lutur Zotin e Madhërishëm që ta ketë mëshiruar atë dhe motrën e saj”, thuhet tutje në telegramin ngushëllues të PD-së.
Kjo parti thotë se “do ta kujtojë çdo herë me respekt Ilirjanën, si një njeri me virtyte të larta morale dhe intelektuale. Shembullin personal të saj duhet ta synojë çdo qytetar i vendit”. /lajmi.net