AKR-së në Drenas i bashkohen 150 të rinj (Foto)

Aleanca Kosova e Re, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Drenas, kësaj partie iu kanë bashkuar 150 të rinj.

Lajme

26/06/2016 20:10

 Në njoftimin e saj, kjo parti deklaron se Drenasi i bashkohet alternativës për zhvillim të  Aleancës Kosova e Re

“Sot në Drenas Aleancës Kosova e Re, iu bashkuan 150 të rinj me shumë vullnet dhe përgatitje që përmes AKR-së të sjellin progresin shoqëror në Kosovë”.

AKR njofton se të rinjtë u priten nga Koordinatori i i AKR-së në Drenas Durim Neziri, Koordinatori i zgjedhjeve në nivel vendi-ish ministri Ismet Mulaj dhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

“Ata vlerësuan lartë vendimin e të rinjve për t’iu bashkuar AKR-së dhe u zotuan që të gjithë së bashku do të punojnë për një Kosovë të zhvilluar”.

AKR paralajmëroan se në ditët në vijim priten edhe shumë aderime të reja në këtë parti.

auto_c2d9cb0e-b6ea-4dce-ba10-75b095b0291f1466964007 auto_23562606-2221-4fe0-a832-345fa434764e1466964006 auto_0b395ddd-1828-4149-84a6-d1a5d643e9e41466964003