Sarandë, aksidentohet autobusi me studentë nga Tirana

Një autobus me studentë është aksidentuar në Sarandë, pasi është përplasur me një automjet tjetër në Qafën e Muzinës.

Lajme

26/06/2016 16:56

News 24 raporton se kanë mbetur të plagosur disa persona ndërsa ende nuk dihet identiteti dhe gjendja e tyre shëndetësore.

Studentët janë të një universiteti në Tiranë. Mësohet se ata po ktheheshin nga Saranda në drejtim të kryeqytetit.

Përplasja sapo ka ndodhur e pritet të mësohet më shumë nga policia mbi shkaqet, por edhe mbi shëndetin e të përfshirë në aksident.