A po e largon Morgan Stanley stafin nga Londra në Dublin?

Kompania “Morgan Stanley” ka mohuar se është duke i bartur 2000 vende pune nga Londra në Dublin, pas referendumit për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Bota

24/06/2016 16:02

Burime që i thanë BBC-së të premten se procesi i transferimit është duke ndodhur, është demantuar sot.

Banka Amerikane për Investime është raportuar se është duke i bartur vendet e punës si dhe duke zhvendosur edhe me menaxhmentin e lartë.

Zëdhënësi i Morgan Stanleyi ka thënë të përditshmes “The Independent” se raportimet në media ishin të pasakta dhe se banka, sipas tij, nuk ka plane të afërta për shpërngulje, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve, thuhej se Morgan Stanley ka nevojë të largojë stafin, për shkak të çështjeve të lëvizjes së lirë me shtetet tjera të BE-së. /lajmi.net