Nesër fillon ​“Festa e Muzikës”

Drejtoresha për Kulturë në komunën e Prishtinës Saranda Bogujevci nëpërmes një konference për media ka shpalosur programin e festivalit “Festa e Muzikës” që do të mbahet më 21 qershor.

ShowBiz

20/06/2016 12:47

Bogujevci tha se “Festa e Muzikës” ka filluar të bëhet tradicionale në kryeqytet ku sipas saj ky është viti i tretë i këtij organizimi që organizohet në bashkëpunim me ambasadën e Francës dhe me Aleancën Franceze, me Filarmoninë e Kosovës.

“Kjo festë festohet në tërë botë, jemi të kënaqur që edhe Kosova është pjesë e kësaj ngjarje botërore”, tha zëvendës ambasadorja e Francës Lise Moutoumalaya.