Shkencëtarët: Sulmet e ISIS-it mund të parashikohen përmes matematikës

Një ekip shkencëtarësh kompjuterikë thonë se kanë krijuar një algoritëm që mund të dëshifrojë veprimtarinë e mbështetësve të Shtetit Islamik në media sociale.

Fun

19/06/2016 19:01

Sipas tyre kjo do të ndihmonte shumë që të parashikohen se kur dhe ku mund të ndodhin sulmet terroristë, transmeton koalb.com. Në një artikull të botuar në revistën ‘Science’, studiuesit e kanë përshkruar metodën e tyre duke përdorur algoritëm që analizon rrjetin social dhe kërkon postimet mbi  ISIS-in në shumë gjuhë.

Rrjetet sociale janë një mjet kyç që ISIS-i të përhapë ideologjinë e tyre, të radikalizojë simpatizantët e mundshëm dhe të koordinojë aktivitetet e tyre.

Hulumtuesit kanë përzgjedhur që të analizojnë rrjetin social rus, VKontakte, i cili është një ndër rrjetet sociale më të mëdha në Evropë, me mbi 90 milionë përdorues në muaj dhe 5 miliardë mesazhe në ditë.

Studimi vuri në dukje se 108,000 përdorues në 196 grupe jorformale janë pro ISIS-it, transmeton koalb.com. “Këto grupe do të bëhen bashkë në mënyrë organike për të diskutuar ndonjë gjë mbi të mbijetuarit e sulmeve terroriste,” thonë shkencëtarët.

Të dhënat që janë udhëhequr nga fizikani Neil Johnson në Universitetin e Miami, rezultojnë me një model statistikor që ka për qëllim indentifikimin e modeleve të sjelljes në mesin e mbështetësve të ISIS-it nëpër rrjetet sociale.

“Ishte njëjtë sikur të shikojë kristale që formoheshin. Në ishim në gjendje të shikonim se si ishin materializuar njerëzit në grupe të caktuara shoqërore,” tha Johnson në një deklaratë. “Pyetja është, se a mund të ketë ndonjë sinjal se njerëzit në mënyrë kolektive duan të bëjnë diçka?”

Mbi këtë pyetje nuk ka përgjigjje përfundimtare, por hulumtuesit në një mënyrë retroactive kanë qenë në gjendje të gjejnë formimin e këtyre lidhjeve pas sulmit në qytetin sirian Kobane, në vitin 2014.

“Pra, mesazhi është që të gjinden lidhjet, ose një pjesë e përfaqësuesve të tyre. Megjithatë, duhet bërë analiza të miliona përdoruesve në internet,” tha Johnson.

Hulumtuesit thanë se organet e rendit dhe forcat e sigurisë mund të përdorin metodën e tyre algoritmike për të monitoruar një sulm.

Gjithashtu ata kanë shtuar kjo metodë përdoret edhe për të gjetur individë që mund të sulmojnë si ujqit e vetmuar, si rasti i Omar Mateen, i cili vrau 50 persona në një klub nate në Orlando, në Florida.

Mateen, ishte zotuar për besnikëri ndaj ISIS-it dhe besohet se ishte radikalizuar pikërisht nga rrjetet sociale.