Kriza politike lë në harresë problemet e shqiptarëve në Maqedoni
Kriza e thellë politike në Maqedoni ka lënë në harresë problemet e pazgjidhura të shqiptarëve në Maqedoni.
Lajme
Për më tepër se një vit gjithë vëmendja është përqendruar në zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës, ku nuk janë përfshirë kërkesat për avancimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.
Analistët vlerësojnë se shqiptarët do të paguajnë faturën më të lartë pasi problemet e tyre rrezikojnë të mbeten gjatë kohë jashtë agjendës së drejtuesve të vendit./Alsat.M