PDK akuzon Mustafën e Bahtirin për gjendjen në Mitrovicë
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka akuzuar kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin dhe Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, si fajtorët kryesorë për gjendjen aktuale në Mitrovicë.
Lajme
Sipas PDK-së së Mitrovicës, Bahtiri e Mustafa nuk i kanë mbajtur premtime e tyre duke mos bërë asgjë në kthimin e shqiptarëve në Veri dhe duke mos hequr barrikadën në urën mbi lumin Ibër, njofton Klan Kosova.
Si pasojë e kësaj, anëtarët e PDK-së në Mitrovicë thanë se po ndërtohen edhe shtatore me karakter përçarës ndëretnik si ajo e Car Llazarit që është paralajmëruar se do të vendoset në Mitrovicën Veriore.
Dega e PDK-së në Mitrovicë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe komuna e Mitrovicës që t’i kthejnë sytë kah Veriu ndryshe gjendja e vështirë momentale mund të shkaktojë dëme të mëdha për të ardhmen e Kosovës.