Ibrahim Rugova ‘i vogël’ (Video)

Mbesa e ish Presidentit historik Ibrahim Rugova, ka zgjedhur të duket si gjyshi i saj i ndjerë.

ShowBiz

17/06/2016 16:51

E veshur si ai, deri në detajet më të vogla, madje edhe ka folur si ai.

Ajo ka luajtur rolin e tij dhe ka folur kinse para medieve, madje në gjuhën angleze. Mbesa e presidentit historik, Ibrahim Rugova e ka imituar gjyshin e saj.

E nëna e saj, që është kreatorja e njohur, Blerina Kllokoqi Rugova ka postuar një video ku shihen se si mbesa kopjoi gjyshin.

“Vajza ime sot me bëri krenare dhe më dhuroi aq shumë të qeshura për mënyrën se sa shumë i ngjan gjyshit të saj!”, ka shkruar ajo./Lajmi.net