Mediat serbe: “Gjarpri” kërkon mbështetjen e Vatikanit (Foto)
Mediat serbe me qasje nacionaliste, i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në Vatikan.
Lajme
Njëri nga këto mediumi “SrbiaDanas” ka raportuar se si presidenti Thaçi gjatë një takimi privat me kreun e Vatikanit, Papa Françeskun, ka kërkuar që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe, ka ftuar atin e shenjtë që në një ardhme të afërt, ta vizitojë Kosovën.
“Thaçi me këtë rast ka falënderuar papën për ndihmën që Vatikani i ka dhënë popullit të Kosovës, ndërsa është shprehur kënaqësinë për shenjtërimin e Nënë Terezës”, thuhet ndër të tjera në këtë shkrim, transmeton lajmi.net.
Ndërsa, më poshtë shkruhet se si presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, në shtator të vitit të kaluar, pas një bisede në Vatikan me papa Françeskun, ka marr mbështetje që Selia e Shenjtë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. /lajmi.net