Shtohet numri i familjeve me asistencë sociale

Në Kosovë jetojnë 109 mijë qytetarë me asistencë sociale. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjatë muajit maj të këtij viti, në asistencë sociale kanë qenë 26 mijë e 453 familje me gjithsej 108 mijë e 647 qytetarë.

Lajme

17/06/2016 07:19

Ndërkaq në janar të këtij viti, në asistencë sociale kanë qenë 25 mijë e 551 familje me 105 mijë e 354 qytetarë.

“Kjo do të thotë se për periudhën janar-maj 2016, numri i shfrytëzuesve të skemës sociale në vend është rritur për 902 familje”, tha Musa Demiri nga Ministria për Punë dhe Mirëqenies Sociale në një deklarim për gazetën ‘Zëri’.

Nga ana tjetër, Ibrahim Rexhepi, njohës i zhvillimeve ekonomike në vend, ka deklaruar se përkeqësimi i situatës ekonomike në vend vjen pasi rritja ekonomike nuk vjen nga sektorët që gjenerojnë vende të punës, por nga investimet publike që realizohen e që kanë kosto të lartë.