Trinjaket më të bukura që keni parë ndonjëherë (Foto)
Të kesh binjake është një bekim, por të kesh trinjake është gjithçka!
Fun
Një nënë australiane, ka shfaqur fotografitë e trinjakeve të saj, një treshe që po i mahnitë të gjithë, që bashkë me to ka kaluar sfida por që ia ka vlejtur, transmeton lajmi.net.
Për disa vite me radhë, ajo i ka fotografuar momentet më të mira të vajzave të saj, që duken qartë që po e shijojnë jetën si tri motra të njëjta.
“Edhe pse ka momente kur ato mërziten, si në rastin e ditëlindjes së tyre kur njëra qau dhe thoshte dua që ditëlindja të jetë vetëm e imja, ato përsëri kalojnë mirë me njëra tjetrën”, tha nëna e tyre.
Ajo gjithashtu ka thënë se është tejet e kënaqur që i ka sjellë në jetë ato.
Në fotografitë e mëposhtme gjeni paraqitjen e shkurtër të fillimit të jetës së tyre si një ndër treshet më të bukura në botë. /lajmi.net























