Franca paralajmërohet për sulme terroriste

Policia dhe hetuesit anti – terrorist kanë paralajmëruar për mundësinë që disa grupe të vogla të ekstremistëve janë larguar nga Siria për në Francë dhe Belgjikë për të bërë disa sulme.

Bota

15/06/2016 21:42

Shërbimet belge të inteligjencës u kanë dërguar një letër homologëve francezë në lidhje me grupet e mundshme terroriste që mund të kenë në plan për të sulmuar.

Kurse autoritetet franceze vazhdojnë të jenë shumë të kujdesshëm sa i përket informatave të tilla pasi që tashmë paralajmërimet për sulme të mundshme terroriste janë bërë rutinë për francezët.

Franca tashmë është në gatishmëri të lartë për shkak se eskstremistët e të ashtuquajturit Shtet Islamik kishin sulmuar dy herë Parisin vitin e kaluar, por Franca po vazhdon të jetë e kërcënuar sidomos tani gjatë kohës së Kampionatit Evropian.