Një i vdekur dhe katër të plagosur nga të shtënat në Oakland

Katër persona janë gjuajtur me armë zjarri në qendër të qytetit të Oaklandës në orët e mbrëmjes të së martës, ndërsa ka mbetur i vdekur edhe një person tjetër.

Bota

15/06/2016 11:42

Viktima thuhet të jetë femër, emri i së cilës nuk është bërë publike, shkruan Los Angeles Times, transmeton lajmi.net.

Zbatuesit e ligjit nga tre rajone të qytetit i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë menjëherë pas orës 17: 40.

Të shtënat kanë  ndodhur teksa përkujtuesit u mblodhën për një vigjilje ndaj dikujt që u mbyt në qarkun Stanislaus , tha zyrtari i Policisë së  Oaklandës Kyle Hazen.

Raportet e mëhershme tregojnë se viktima ishte vetëm 16 –vjeçare. Hazen tha se të tjerët të goditur nga plumbat janë më të moshuar.

Gjendja e të lënduarve edhe jashtë rrezikut për jetë./lajmi.net