Rikthehen përplasjet me armë në Tropojë, vritet një person
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tropojë.

Lajme
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Cërricë ku dy të rinj janë zënë me njëri-tjetrin.
Burime nga policia thanë se, nga sherri ka humbur jetën Ardit Mrishaj, 25 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Florian Qehaja.
Këta dy të rinjtë janë zënë me njëri-tjetrin, ndërsa Qehaja ka qëlluar me armë ndaj Mrishajt.