Ndotja e mjedisit, rrezik për prekjen nga Alzheimer dhe Parkinson

Ndotja e mjedisit rrit mundësinë e prekjes nga sëmundjet neurodegjenerative si Alzhaimeri apo Parkinsoni. Ky është studimi më i fundit i ekipit kërkimor të Universitetit të Harvardit në Boston, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme

12/06/2016 19:10

Për çdo rritje të sasisë së të ashtuquajturave mikro-grimca në atmosferë, të njohura më gjerësisht si PM 2.5, rreziku i prekjes nga këto sëmundje është edhe më i madh, thotë studimi i publikuar në revistën “Environmental Health Perspective”.

Ekipi kërkimor që ka kryer vëzhgime rezultoi se për 1 mikrogram për metër kub të PM 2.5, rriten me 8% diagnostikimet me Parkinson dhe me 15% ato me Alzhaimer.

Janë pikërisht mikro-grimcat, që shkarkohen në atmosferë, kryesisht nga motorët diesel të automjeteve, apo edhe ndotja industriale, ato që përbëjnë rrezikun më të madh për jetën e njeriut, pasi arrijnë të futen në organizëm.

Maria Neira, Drejtore e Departamentit të Shëndetit Publik në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, vlerëson se ky studim konfirmon se ndotja e mjedisit është një nga problemet më të rëndësishme të shëndetit publik dhe duhet ndërhyrë n? ? mënyrë urgjente për të zbatuar rekomandimet për uljen e saj.