Pacolli: Jakup Krasniqi ishte nxënës i dobët

Behgjet Pacolli e Jakup Krasniqi ishin të një gjenerate.

Lajme

12/06/2016 15:46

Pacolli dhe Krasniqi kanë pasur edhe përballje politike. Kishte filluar një polemikë se kush ishte pro e kush kundër zgjedhjes së njërit prej tyre për President.

Të dy kishin përfunduar duke u akuzuar njëri-tjetrin për pasurim. Ndërsa, tash, Pacolli ia kujton Jakup Krasniqit se në kohën e studimeve ishte i dobët në mësime.

Behgjet Pacolli ka folur për jetën e tij dhe kohën kur ishte në studime. Ka treguar se ishin në një gjeneratë me Jakup Krasniqin, por jo në një klasë.

“Nuk ka qanë në klasën time. Jakup Krasniqi ka qenë në një klasë tjetër. Sa e di unë ka qenë nxënës i dobët”, ka treguar Pacolli, në një intervistë të televizionin Tribuna.

Pacolli e kishte nisur polemikën me Pacollin në prill të vitit 2014, kur kishte thënë se Krasniqit ia kishte rregulluar zyrën në Kuvendin e Kosovës, ndërsa, në atë kohë po sillej si mbret. Ishin kapur edhe për pozitën që e kishin synuar të dytë.

Ndërkohë, Krasniqi kishte thënë se Pacolli s’duhej të bëhej President i Republikës, pasi s’e donin as amerikanët dhe as evropianët.

Jakup Krasniqi, aktualisht, është zyrtar i NISMA’s për Kosovën. Ka mbajtur pozita të larta në PDK, Qeveri e Kuvend të Kosovës.

Behgjet Pacolli aktualisht është jashtë Kuvendit të Kosovës, ndërsa, ka paralajmëruar rikthimin e AKR-së në Kuvend.