Arrestohet shqiptari 42-vjeçar, mbante kokainë në kapele
Policia e Livornos ka vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar, i cili shiste kokainë duke e fshehur në kapele. I arrestuari është shtetasi Artan Shemshiri. Policia gjatë kontrolleve në qendër të qytetit, në sheshin “Della Repubblica” në bordin e një makinë tip “Audi” ndalon Artan Shemshiri dhe një shqiptar tjetër. 42-vjeçari shkoi të takonte dy persona të tjerë, por pikasi policët dhe u mundua të largohej.
