Sulm në Kazakistan, gjashtë të vrarë

Militantët e dyshuar islamikë kanë vrarë gjashtë persona në një sulm me armë në veri-perëndim të Kazakistanit, bëjnë të ditur burimet zyrtare.

Bota

05/06/2016 22:48

Katër nga sulmuesit janë vrarë gjatë konfliktit me të shtëna me Policinë, ndërsa disa të tjerë arritën të ikin për në qytetin e Aktobit.

Ministri i Punëve të Brendshme bëri të ditur që sulmuesit ishin ndjekës radikal të lëvizjeve anti-islamike.

Sulmet islamike janë të rralla në Kazakistan, por qytetit i Aktobit, i cili gjendet në kufi me Rusinë, ishte vendi i parë ku ndodhi sulm vetëvrasës me bombë në vitin 2011.

Sulmuesit, fillimisht kishin cak një dyqan, ku kishin vrarë në shitës, pjesëtar të sigurimit dhe një vizitor, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Të paktën nëntë ushtarë janë lënduar gjatë këtij sulmi. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet një grup i njerëzve të armatosur, duke ecur rrugëve të qytetit Aktob dhe duke u përgatitur për të shtënë.

Si pasojë e sulmit, autoritetet kanë ndaluar shërbimet e transportit publik, qendrat e blerjeve dhe vendet argëtuese në qytet.