Thaçi pi kafe me shqiptarët e Lubjanës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka udhëtuar sot në Slloveni ku do të takohet me krerët e këtij shteti.

Lajme

05/06/2016 22:37

Para se të filloj takimet zyrtare, ai ka takuar shqiptarët që jetojnë në Lubjanë, transmeton lajmi.net

Thaçi ka pirë kafe në “Divine”, një nga bizneset e shqiptarëve në kryeqytetin slloven.

“Në Lubjanë, para se të filloj pjesën zyrtare të vizitës, pata kënaqësinë të takoj bashkëkombës tanë që me punën e tyre kanë ngritur biznese shembullore. Ditën e përfundova në “Divine” në qendër të Lubjanës, një kafeteri, biznes ky mjaft i suksesshëm i tri gjeneratave të familjes së Behadin Behadini. Ndihem krenar me suksesin e bashkëkombësve tonë”, ka shkruar Thaçi në facebook. /lajmi.net

Hashim Thaci