Ky është 31-vjeçari që humbi jetën në Rrugën e Kombit

Policia ka dhënë informacionet e para në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një person humbi jetën.

Lajme

05/06/2016 21:40

Emri i tij është Leonard Mamaga, 31 vjeç dhe sipas njoftimit zyrtar të policisë, ai kthehej nga Kosova ku kishte udhëtuar së bashku me një grup motoristësh.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19.30 në aksin rrugor Rrëshen-Kukës, në autostradë në Gëziq-Mirditë.

31-vjeçari me banim në Tiranë ka rrëshqitur me motor ku është përplasur me trafikndarësin dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbulimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.