‘Prishtina mendon gjelbër’ në Ditën Botërore të Mjedisit
Organizata joqeveritare “Green Art Center-Prishtina”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, sot ka organizuar disa aktivitete në komunën e Prishtinës, respektivisht në Parkun e Gërmisë dhe në komunën e Ferizajt, në bifurkacion tek Lumi Nerodime dhe në sheshin e qytetit.

Lajme
Në një komunikatë për media, nga kjo organizatë kanë bërë të ditur se këto aktivitet kanë pasur për qëllim promovimin e praktikave të mira ambientale dhe ruajtjen e vlerave të mjedisit në Kosovë.
“Nën sloganin “Prishtina mendon gjelbër”,në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, vizitorët e Parkut të Gërmisë në Prishtinë, kanë pasur mundësin të zhvillojnë një shëtitje të qetë, pa zhurma dhe tym të veturave, të përcjellura me aktivitete të “gjelbra”, me karakter vetëdijësues dhe informues për rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit ku jetojmë”, thuhet në komunikatë.
Më tej, në komunikatë shkruan se rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe zonës së mbrojtur me rëndësi të veçantë natyrore tek “Bifurkacioni i Lumit Nerodime”.
“GAC ka zhvilluar aktivitete informuese me qytetarë edhe në qendrën e qytetit të Ferizajt, ku qytetarët janë informuar m bi rëndësinë e ruajtjes se mjedisit dhe edukimit mjedisor. Njëherësh, GAC ka zhvilluar edhe pyetësor për gatishmërinë e qytetarëve të Ferizaj për t’iu bashkangjitur konceptin Ecofriend, respektivisht mbrojtjes se mjedisit dhe edukimit mjedisor”, thuhet në fund të komunikatës.