Kërkohej nga shteti i Francës, arrestohet në Vermicë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar Vermicë, pasi ndaj të njëjtit ishte lëshuar fletë arrestit ndërkombëtarnga shteti i Francës.

Lajme

05/06/2016 16:33

Sipas Policisë, i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në fshatin Glloboqicë të Hanit të Elezit, pasi i njëjti është takuar duke hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.