Vardy në Arsenal, ja si reagojnë tifozët e Leicester (FOTO)
Tifozët e Leicesterit nuk e kanë pritur aspak mirë lajmin se Jamie Vardy po transferohet në Arsenal.

Sport
Madje ka pasur nga ata që kanë postuar një fotografi me fanellën e lojtarit në vend të letrës higjienike.
Një tifoz i ka komentuar te një mesazh i postuar nga vetë lojtari në Tëitter 16 majin e kaluar (një fotografi e qytetit në festë për titullin e fituar) me komentin: “Ja, këta janë të gjithë njerëzit që ke zhgënjyer”.
Zemërimi është kthyer në ligësi në disa raste: “Shpresoj që të qëndrosh jashtë fushës për 2 vite”, dhe kjo situatë nuk është pëlqyer aspak nga bashkëshortja e Vardy-it: “Mos më ofendoni, unë nuk kam lidhje me vendimet që merr bashkëshorti im. Nuk është e drejtë”, transmseton Telesport.