Taylor Swift befason çiftin në prag të martesës

Taylor Swift i ka bërë dasmën më të veçantë një fansi, kur ajo u shfaq papritur të shtunën në ceremoninë e tyre.

ShowBiz

05/06/2016 13:04

Këngëtarja 26 vjeçare ishte pjesë e dasmës së çiftit Max Singer dhe Kenya Smith, duke i bërë befasi kur ajo arriti për të performuar versionin akustik të këngës së saj “Blank Space”.

Motra e Maxi-it kishte arritur tek Taylor, pasi nëna e tyre vdiq dhe nuk ishte në gjendje të përjetonte martesën, raporton People, transmeton Klan Kosova.

Ali ka shpjeguar se Max dhe Kenia kishin mbajtur edhe një ceremoni në dhomën e nënës në spital.

Congratulations Max and Kenya!!

A photo posted by Taylor Swift (@taylorswift) on